3 persona humbën jetën dhe 38 të tjerë u plagosën nga një aksident hekurudhor në Çeki.
Dy trenat u përplasën në afërsi të qytezës Domazhlice, pranë kufirit me Gjermaninë.
Një tren ekspres nga Mynihu i Gjermanisë për në Pragë kaloi përmes një sinjali ndalimi dhe u përplas me një tren lokal udhëtarësh, thanë autoritetet çeke.
Të vdekurit përfshinin shoferët e dy trenave dhe një pasagjer.
Sipas të dhënave paraprake, makinisti gjerman shkeli sinjalin e ndalimit gjatë kalimit të kufirit mes dy vendeve.





