Tre të vrarë dhe tre të plagosur është bilanci i një sulmi me armë zjarri në një qendër tregtare në Kopenhagen të Danimarkës.
Një 22-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për sulmin që shkaktoi panik mes blerësve në qendrën tregtare Field në jug të Kopenhagenit.
Shefi i policisë Soeren Thomassen tha se motivi ishte i paqartë dhe ai nuk mund të përjashtonte një “akt terrorizmi”.
Kryeministrja Mette Frederiksen tha se Danimarka kishte pësuar një sulm mizor.

Në foto: Autori i dyshuar i ngjarjes
Duke dërguar ngushëllime për ata që kishin humbur të dashurit, ajo tha se dëshironte të inkurajonte danezët të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë moment të vështirë.
“Danimarka u godit nga një sulm mizor natën e së dielës,” tha ajo. “Disa u vranë. Edhe disa u plagosën. Kryeqyteti ynë i bukur dhe zakonisht kaq i sigurt u ndryshua në një sekondë,” shtoi ajo.





