Një person i armatosur ka hapur zjarr në një fshat të Zvicrës duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dy të tjerë.
Sipas BBC, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Daillon, 100 kilometra në lindje të Gjenevës. Mësohet se personi që ka shkaktuar tragjedinë ka qenë i pirë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe i dyshuari është arrestuar pasi u plagos nga agjentët e policisë.
Policia nuk e ka bërë të ditur emrin e burrit të arrestuar, por sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një 30-vjeçar i cili është banor i zonës. Ai kishte në zotërim një pushkë dhe njaë pushkë gjuetie me të cilat kreu krimin, motivet e të cilit ende nuk dihen.
Sulme të tilla me armë janë shumë të rralla në Zvicër, por qitja është një sport popullor në këtë vend dhe shumica e popullsisë janë në zotërim të një arme.