Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka hapur rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Para disa ditësh Këshilli miratoi rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Alfred Balla dhe me anëtarë Bujar Sheshi dhe Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës.

Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00. Nëse miratohet propozimi, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20, duke plotësuar kështu edhe numrin e vakancave të këtij institucioni.