Ambasada e SHBA-së në Tiranë po ndjek nga afër intervistat dhe vlerësimet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kandidatët që aplikojnë për tre vendet e fundit vakante në Prokurorinë ePosaçme Antikorrupsion.
Shtetet e Bashkuara theksojnë se ky proces duhet të çojë në përzgjedhjen e prokurorëve më të kualifikuar me nivelet më të larta të guximit, profesionalizmit, integritetit dhe pavarësisë.
“Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për ta mbështetur Shqipërinë teksa ajo lufton korrupsionin, forcon institucionet e saj të drejtësisë dhe mbron sundimin e ligjit. SPAK mbetet një pjesë kritike e asaj përpjekjeje”, thekson ambasada amerikane.