Albi Dosti, mesfushori durrsak, është rikthyer tek Teuta pas tre sezonesh, teksa doli që ditën e hënë në stërvitje.

Mesfushori gjatë kësaj periudhë ka qenë pjesë e Kukësit, skuadra e parë me të cilën e ndërroi Teutën dhe aty luajti për një sezon.

Më pas Dosti u transferua në Bullgari te PFC Montata, për t’u rikthyer në Shqipëri, ku u bë pjesë e Laçit.

Sërish jashtë vendit, këtë herë në Kroaci te Shibenik. Vetëm gjashtë muaj aty dhe desticioni i fundit ishte skuadra e Bylisit. Tashmë ai kthehet tek Teuta, gjë që e ka konfirmuar vetë.