Në Kiev është përkujtuar 3-vjetori i fillimit të luftës në një samit ndërkombëtar “Mbështesim Ukrainën” të thirrur nga presidenti Voolodymir Zelensky.

Kreu i shtetit  përshëndeti tre vitet e rezistencës dhe herozimit të Ukrainasve.

“Tre vite mirënjohje. Tre vjet heroizëm absolut i ukrainasve. Unë jam krenar për Ukrainën! Falenderoj të gjithë ata që e mbrojnë dhe e mbështesin. Të gjithë ata që punojnë për Ukrainën. Qoftë i përjetshëm kujtimi i të gjithë atyre që dhanë jetën për shtetin dhe popullin tonë”, tha Zelensky.

Udhëheqëzit e bllokut përsëritën mbështetjen për Ukrainën dhe theksuan nevojën e një marrëveshje të qëndrueshme paqe.

 “Paqja nuk mund të jetë një armëpushim i thjeshtë. Duhet të jetë një marrëveshje e qëndrueshme. Paqja nuk duhet ta shpërblejë agresorin. Ne duhet të nxjerrim mësime nga e kaluara.Bashkimi Evropian është i gatshëm të bëjë gjithçka që duhet për sigurinë e tij dhe të vazhdojë të mbështesë Ukrainën”, deklaroi Antonio Costa.

Ndërsa kryeministri britanik Keir Starmer foli për propozimin e presidentit amerikan për paqen dhe përsëriti se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të vendosë trupa paqerujtës në Ukrainë.

“Ne duhet të ofrojmë forcën tonë kolektive në përpjekjet për paqe. Presidenti Trump ka ndryshuar bisedën globale gjatë javëve të fundit dhe ka krijuar një mundësi. Nëse duam që paqja të vazhdojë, Ukraina duhet të ketë një vend në tryezë dhe çdo zgjidhje duhet të bazohet në një Ukrainë sovrane të mbështetur me garanci të forta sigurie”, u shpreh Keir Starmer.

Tre vjetori i nisjes së luftës e gjen Ukrainën në pozicionin më të pafavorshëm që nga fillimi dhe në një pikëpyetje të madhe për të ardhmen, ndërsa vetë Kievi së bashku me aleatët Euroianë janë lënë jashtë bisedimeve të paqes që presidenti amerikan ka nisur me Rusinë