DURRËS, 20 tetor 2014 – Kur Ernest Hemingway ishte i ri, midis kolegësh e miqsh shkrimtarë, ka deklaruar se ai mund të shkruante një tregim me gjashtë fjalë.
Shkrimtarët e tjerë nuk i kanë besuar dhe kanë vendosur që situatën ta bëjnë edhe më interesante,duke vënë bast me nga 10 dollarë, që është e pamundur.
Ernest Hemingway ka marrë një peceët nga tavolina dhe ka filluar të shkruaj gjashtë fjalët.
Nuk ka pasur dëshirë t’i lexojë me zë, ndaj ia ka zgjatur pecetën koleges më të afërt të ulur në krah të tij, dhe ashtu e kanë kaluar dorë më dorë deri tek i fundit duke vërtetuar kështu, që gjashtë fjalë janë të mjaftueshme për të shkruar një tregim.
Sigurisht që tregimi mund të kishte më shumë fjalë, por ai, pavarësisht nga numri i kufizuar i tyre (fjalëve ) lejon të kuptosh shumë.
NË SHITJE, KËPUCË PËR BEBE, T’PAMBATHURA.
Ernest Hemingway është padyshim një ndër personat më interesant në historinë e njerëzimit.
Se sa i rëndësishëm mbetet ende sot, këtë e dëshmojnë edhe garat të cilat zhvillohen çdo vit në Florida në qytetin Key West për “sozinë” e tij.





