3 mars 2015 –  Fëmija tre vjeç është fëmija i cili pretendon se kujton me detaje jetën e tij të mëparshme. Kjo është një histori e pabesueshme që ka magjepsur mijëra lexues në të gjithë botën, ngjarja ka ndodhur në kufirin mes Sirisë dhe Izraelit. 3 vjeçari thotë se është vrarë dhe u ka treguar autoriteteve vendin ku ndodheshin eshtrat e tij, arma më të cilën është ekzekutuar, madje edhe emrin e vrasësit. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Golan, që ndodhet në kufi mes Sirisë dhe Izraelit.Historia e vogëlushit është treguar nga doktor Eli Lasch, i cili ka bërë një libër për rimishërimin. Nuk ka prova shtesë për vërtetësinë e tregimit, por historia ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve anglo-saksonë, e cila javën e kaluar u bë virale. Fëmija në fjalë i përket etnisë druze, e cila beson në rimishërimin.

Vogëlushi tregoi vendin ku thotë se është varrosur dhe pas gërmimeve, aty u gjend një kadavër e seksit mashkull. Pak metra më tutje ai tha se ndodhej edhe arma e krimit, e cila ishte një sëpatë. Ndër të tjera, fëmija ka lindur me një vijë ngjyrë rozë në pjesën e ballit, pika në të cilën thotë se është qëlluar me sëpatë. Ajo që e shton më shumë vërtetësinë e historisë, është se vogëlushi kujtonte emrin e tij të mëparshëm. Katër vite më parë, një person me një emër të tillë rezulton i zhdukur. Dëshmitarë të zonës thonë se atë kohë kujtojnë se personi që akuzohet për vrasje, është parë i zbehtë, por ai kurrë nuk e rrëfeu krimin e tij.

 

https://www.youtube.com/watch?v=ZWyHuN1G1vk