Kollitja, ndryshimet e zërit, infeksionet e shpeshta të mushkërive… të gjitha këto mund të jenë simptoma të hershme të kancerit të mushkërive. Kanceri i mushkërive është njëri ndër llojet më të shpeshta të kancerit, që paraqiten si te meshkujt, po ashtu edhe te femra në mbarë botën.
Ja shenjat më të shpeshta të kësaj sëmundjeje të rrezikshme:
Kollitja konstante është shenja e parë. Kollitja mund të jetë edhe pasojë e ftohjes, por nëse kollitja zgjat më shumë, atëherë duhet të shkoni te mjeku. Nëse pini duhan, kujdes i duhet kushtuar ndryshimit të tipareve të tij.
Mbetja pa frymë gjatë kryerjes së punëve më të thjeshta, të cilat më parë i keni kryer pa problem.
Dhembja e gjoksit, supeve, shpinës, apo eshtrave, po ashtu të jenë shenjë e hershme e kanceri të mushkërive. Ndryshimet e zërit mund të shkaktohen nga ftohja, por nëse edhe pas kalimit të gripit zëri mbetet më i trashë, atëherë ekziston rreziku i pranisë së kancerit të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes.