Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar pas humorit të “zi” që bëri Albano Bogdo në emisionin e tij.
Bogdo përdori një fjalor denigrues, duke “prezantuar” Alban Ramosajn me publikun, ndërsa përmendi Beatrixën dhe lidhjen e saj në BBV me Donald Veshajn.
Me anë të një postimi në “Instastory”, Beatrix shkruan se familja e saj nuk është e lënduar nga fjalët e Albanos, por që fjalori i përdorur nga ai ka lënduar gjithë gratë dhe vajzat shqiptare.
Ndër të tjera ajo shpreh se po merr masa ligjore për aktorin, tashmë dhe moderator, Albano Bogdon.
Reagimi i plotë i Beatrix Ramosajt:
Ofendimet, cenimi i dinjitetit dhe moralit, e mbi te gjitha shpifjet nuk jane vese te cilat me karakterizojne. Por ndryshe nga une, zoteria Albano Bogdo i zoteroka keto vese dhe i shfaq ato gjithe krenari duke i fshehur nen petkun e “komedise satirike”.
Por une doja t’i thoja qe me ato fjale denigruese dhe te paverteta nuk me ka lenduar mua, as vellain e as familjen time nese ky ka qene qellimi tij, sepse kemi vite e vite qe jetojne realitetin e hidhur te shoëbizit shqipetar e tashme jemi imun ndaj tij.
Me kete qendrim ti ke lenduar vajzat e grate shqiptare qe kerkojne inspirim e shprese ne Shqiperi! Ti me kete qe ben e mbyt ate dhe tregove dhe njehere injorancen e mashkullit shqiptar qe do te ngrej veten duke ulur femren!
Sa per kontributin tone ne muzike, zoterise ne fjale do t’i duhet te kthehet shume prapa ne kohe nese vertet do te analizoj nga fillimi se cfare arti i kemi dhene une dhe vellai im, Albani, muzikes shqipetare.
Ndersa per te tjerat, masa ligjore po merren.
P.S.
E vleresoj mbeshtetjen e jashtezakonshme qe me keni dhene mua dhe famijes time keto dite. Ju falenderoj te gjitheve!