Dhjetra tregtarë në tregun e fruta perimeve në Durrës, protestojnë për konkurencën e pandershme që ju bëhet nga tregtarë të tjerë jo të liçensuar. Tregu jashtë tij në të gjitha hapsirat midis trotuareve rrugëve dhe gjithçka që mund të përdorej për parking, apo kalim këmbësorësh është zaptuar nga informaliteti.

"Tregtarët që kanë zaptuar këto hapsira po pagujanë nën dorë inspektorët e bashkisë. Në këtë mënyrë popullata nuk hyn fare në treg. Është një situatë katastrofike, sepse të paligjshmit po na konkurojnë, me lejen e autoriteve" dekalrojnë tregëtarët. "Paguajmë 40 mijë lekë çdo muaj për bankinat këtu. Por  insprktorët e bashksië, shkojnë çdo ditë dhe për çdo tregëtar marrin lekë nënë dorë, duke i lejuar të tregtojnë jashtë tregut. Nuk kam bërë as 10 mijë lekë xhiro, sepse na mbyti informaliteti" është apeli i tregatërve.

Pak javë më parë polcia bashkiake dhe inspektorët e bashkisë nisën lirimin e hapsirave publike por aktualisht në mes të shesheve midis pallateve në mes të rrugëve dhe trotuareve janë vendosur arkat me fruta perime dhe zarzavate. Tregtia po kryhet në mes të baltës e të gjolit, po aty ku shkojnë edhe popullata të blejnë. 

K.H