Nis protesta para Bashkisë së Durrësit, ku një grup tregtarësh të tregut industrial kërkojnë disiplinim dhe largim të tregtarëve që shesin në rrugë.
“Kërkojmë që të largohen nga rruga tregtarët e pandershëm. Ne pagujmë taksa dhe nuk është aspak e drejtë që ata të na konkurrojnë në këtë formë”, thonë ata të irrituar.
Sipas tyre, bashkia me mekanizmat e saj duhet të ndërhyjë pasi po dëmtohen nga konkurrenca e paligjshme dhe kjo po çon në falimentimin e tregtarëve të ndershëm.
Ndjekim shqetësimin e tyre në videon më poshtë.





