Itali, 15 prill 2014 – Karabinierët e Provincës së Torinos arrestuan Roland Kolgjinajn, 33 vjeç bashkë me ortakun e tij Italian, pronarë të një lokali me lojëra elektronike, me akuzën e shpërndarjes së drogës. Nga kontrolli i ushtruar u gjetën 65 gramë kokainë e pastër, një peshore precizioni, dhe municion për pistoletë tip “Magnum” 357.
Lokali, ku u gjet droga, u sekuestrua. U sekuestruan edhe 210 euro, të dyshuara se janë përfituar nga shitja e drogës.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





