Dy persona janë vënë në pranga pasi kontrabandonin celularë dhe sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore.

Si rezultat i operacionin policor të koduar “Couple”, u bë ndalimi i  shtetasve K. S., 40 vjeçe, dhe K. K., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit K. K., u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 47 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases K. S., u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.