Inpektoriati i Peshkimit ka gjobitur në shumën 1 milionë lekë të reja një restorant në Tiranë pasi në të u konstatua sasia e produktit peshkor të ndaluar, Dater (Gurëshpues).
Në kuadër të zbatimit te ligjit 64/2012 “Për Peshkimin”, për parandalimin e tregtimit të produkteve te ndaluara (Neni 37/d) Gurëshpuesi DATER, gjatë kontrollit të ushtruar në pikat e tregtimit të produkteve peshkore në një prej restoranteve të Tiranës (Restorant Fasion) u konstatua sasia e produktit peshkor të ndaluar Dater (Gurëshpues).
Pas verifikimit u sekuestrua sasia prej 1,4 kg (Gurëshpues Dater). Ndaj këtij subjekti nga Inspektorati i Peshkimit (Task Forcë) u morën masë administrative vendim me gjobë në shumën 1 milion lekë të reja.





