Shqipëria është i vetmi vend në rajon që ka numrin më të ulët të shoqërive ajrore me kosto të ulët (2), duke lënë pas vetëm Moldavinë (1). Megjithatë vlerësohet si treg tërheqës. Në raportin e SEE news ( Njësia inteligjente për Europën Juglindore) për tregun e shoqërive ajrore me kosto të ulët për vitin 2017 thuhet se: “Pavarësisht rritjes së shpejtë të këtij tregu në vende si Rumania, Bullgaria apo Serbia, destinacione tërheqëse për zhvillimin e tregut ajror me kosto të ulët janë edhe Kroacia, Bosnje – Hercegovina, Shqipëria dhe Mali i Zi”.
Sipas raportit, transporti ajror botëror i pasagjerëve u rrit me 6% në terma vjetorë, duke arritur në 3.7 miliardë persona referuar të dhënave të International Civil Aviation Organization (ICAO). Kjo shifër është lehtësisht më e ulët në krahasim me një vit më parë ku rritja ishte 6.8% dhe numri i pasagjerëve arriti në 3.5 miliardë. Megjithatë rritja është vlerat e regjistruara në 2013-n dhe 2014-n ku ishin mesatarisht 5.5%.
Në Europë vendet që shënuan rritjen më të madhe të pasagjerëve të cilët fluturuan përmes aeroporteve kryesore ishte Islanda me 29.9% dhe Bullgaria me 15.2%.
Bullgaria dhe Rumania ishin tregjet me rritjen më të madhe në Europën Lindore sa i përket kapacitetit të zënies së avionëve.
Në Bullgari rritja u vlerësua në25.4% në krahasim me Europën, e ndjekur nga Rumania me 21.6%. Ndërsa vende të tilla si Serbia, Mali i Zi apo Sllovenia e Moldavia regjistruan rritje me rreth 10%.
Në vitin 2016, kompania më e mirë me kosto të ulët në Europë ishte DutchTransavia. Prezenca e saj në rajonin e Europës Juglindore është e kufizuar megjithatë së fundmi ajo do të nisë operimet edhe në Tiranë.
Ndërsa referuar statistikave të SEE nëse, gjatë katër viteve të fundit Shqipëria ka njohur rritje të numrit të pasagjerëve, ku vihet re nga grafiku se 2016-a ka shënuar mbi 2 milionë pasagjerë.
/MONITOR/