Ky frut i kuq dhe i ëmbël, shumë i pëlqyer nga konsumatorët e të gjitha moshave, mbetet më i kërkuari në treg, por njëkohësisht edhe më i rrezikshmi për të gjithë.

Tregtarët deklarojnë se as ata vetë dhe as konsumatori nuk kanë asnjë lloj garancie për produktet që shesin dhe blejnë.

Luleshtrydhja natyrale ka shije të ëmbël në gojë, është tërësisht e kuqe dhe kokërr vogël, por luleshtrydhja që i serviret konsumatorit durrsak, nuk ka asnjë prej këtyre karakteristikave.

Kokrrat e luleshtrydhes janë dukshëm më të mëdha, me shije të athët e jo të ëmbël, të kuqe nga jashtë, ndërsa brenda tuli është i bardhë.

Nga prodhuesit, por edhe nga tregtarët, ky frut vjen në disa forma paketimesh, 300 gramë, 500 gramë dhe 1 kg.

K.H.