Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, Fifi, duket se e ka përjetuar më së miri largimin nga shtëpia e Big Brother.
Ajo ka vendosur t’i përkushtohet sa më shumë vetes duke sjellë disa ndryshime në pamje.
Fillimisht Fifi ka ndryshuar modelin e flokëve, duke i zgjatur dhe duke ndryshuar ngjyrën, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen është postimi i saj i fundit, ku tregon tatuazhin e ri.
Këngëtarja ka bërë tatuazh në krahun e saj fjalën ‘Filoqyl’, një shkrim të cilin Donaldi e shkroi në xham, disa ditë më parë, pas emocioneve që përjetoi kur deklaroi lidhjem me Beatrix.
Kur ka postuar tatuazhin në Instagram Story, këngëtarja i ka bërë tag edhe aktorit Donald Veshaj.
Kujtojmë se Donaldi , pasi Fifit i humbën ndjenjat, i qëndroi shumë afër dhe e këshilloi mos t’i merrte gjërat aq afër zemrës. Fifi më pas vendosi ta linte shtëpinë edhe i tha Donaldit se dëshiron se ai të shkojë në finale për të.
Fifi ka qenë disi e paqëndrueshme në shoqëritë e saj brenda ‘Big Brother VIP’. Ajo fillimisht është parë shumë e afërt me Ilirin, Sabianin dhe Arjolën, por kohët e fundit qëndroi më afër Donaldit.
Këngëtarja e njohur e la shtëpinë, për shkak të problemeve emocionale, për të cilat tha se do i trajtojë.