Personazhet e “Big Brother VIP” tashmë janë pjesë e çdo bisede të shqiptarëve.
Prej disa ditësh, vëmendjen më të madhe e ka marr trekëndëshi, Bora-Donald-Beatriks.
Madje, së fundmi, ka reaguar edhe reperi i njohur, Stresi, i cili ka publikuar në Instastory një foto, duke treguar se mban anën e moderatores.
Mbi të gjitha, ai e quan Borën një mbretëreshë.
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka shkruar Stresi.