Brazil, 20 qershor 2014 – Modë e re në Kupën e Botës në Brazil. Pas shkëmbimit të fanellave, ritual i zakonshëm në përfundim të ndeshjeve mes kundërshtarëve, del në skenë ajo e shkëmbimit të mbathjeve.

Shembullin e parë e dhanë Ivan Rakitic me Stefan Mbia, pas suksesit të Kroacisë kundër Kamerunit. Në mesin e gazetarëve që mbetën të habitur, por jo pak të argëtuar me “striptizmin” e pazakontë të lojtarit të ri të Barcelonës.

I famshëm për puthjen që i dha shokut të skuadrës pasi fitoi Europa League me Sevillan, Rakitiç tërheq sërish vëmëndjen e mediave.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah’/