5 dhjetor 2014 – Trëndafile Dragoti, 33 vjeçe ndërroi jetë natën e së mërkurës 3 dhjetor 2014 në Spitalin Melino të qytetit të Kietit (Chieti), në Rajonin e Lombardisë. Ajo u shua dy ditë pasi lindi me operacion cesarian Gabrielin e vogël. Pas lindjes, Trëndafilja ishte normale dhe komunikoi me të shoqin 42 vjeçar, por një hemoragji e brendshme e papritur i mori jetën.
Bashkëshorti i Trëndafiles paditi personelin mjekësor të maternitetit për mjekim të pakujdesshëm. Mjekët e spitalit mbrohen duke pretenduar se kanë zbatuar me rigorozitet procedurat standarte të mjekimit. Sipas tyre operacioni cezarian i shpëtoi jetën fëmijës, ndërsa hemoragjia e brendshme dhe shoku hemoragjik që i morën jetën nënës ishin krejt të paparashikueshme. Trupi i së ndjerës pritet të arrijë në Durrës këtë të premte për t’u varrosur të shtunën në vendlindje.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





