EGJIPT– Një tren ushtarak, i cili transportonte rekrutët, ka dalë nga shinat në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kairo, duke lënë të vdekur 17 persona e të plagosur 103 të tjerë.
Treni ishte duke udhëtuar drejt një kampi ushtarak në Kairo, kur doli papritur nga shinat në zonën Badrashin të Gizas. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Pasagjerët e plagosur në aksident janë dërguar në spital, bëri të ditur qeveria lokale e Gizas. Një dëshmitar tha se pa një duzinë trupash të vdekur në vendngjarjen e aksidentit.
Incidenti i fundit mund të rrisë presionin ndaj qeverisë për të përmirësuar sigurinë e trenave. 4 vite më parë, 18 persona u vranë dhe rreth 12 të tjerë u plagosën, pas një përplasje mes 2 trenave pasagjerësh, sërish në zonën e Gizas.
Ndërsa në 2002, një tren shpërtheu në flakë në Kairo, duke vrarë 373 persona.