Një aksident hekurudhor në Pioltello të Milanos është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar dy viktima dhe dhjetëra të plagosur, mes të cilëve 5 në gjendje të rëndë.
Aksidenti është shënuar rreth orës 06:55 në Cremona, pak para se treni të mbërrinte në stacionin e Lambrate-s, raportojnë mediet italiane.
Sipas dëshmitarëve që ishin në tren, thuhet se pati një ngadalësim të fortë dhe më pas treni ndaloi. “Treni ishte përplasur pas një shtylle”, thotë një dëshmitar për TgCom24.
Emergjencat bëjnë të ditur se shkak ka qenë dalja nga binarët e trenit dhe në disa nga vagonët mund të kenë mjaf persona të plagosur. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikësedhe ambulanca.