Një tren pasagjerësh doli nga shinat jashtë një stacioni treni në Queens sot, duke plagosur të paktën shtatë persona, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut.

Asnjë nga lëndimet nuk konsiderohet serioze, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut në një postim në platformën X (ish-Twitter).

Në pamjet e transmetuara nga rrjeti televiziv CBS, duket se vagonët e dalë nga shinat kanë qëndruar drejt dhe nuk janë përmbysur. Shkaqet e aksidentit hekurudhor mbeten ende të paqarta.

Long Island Rail Road (LIRR) thotë se trenat e saj po vazhdojnë të qarkullojnë, por duke anashkaluar stacionet Hillside, Hollis dhe Queens Village. Mësohet se pasagjerët mund të përdorin biletat e tyre në autobusët që qarkullojnë mes stacioneve specifike.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Cathy Hokul, tha në një postim se po përditësohet rregullisht nga kolegët e saj për aksidentin me tren.