Një ngjarje e rëndë është shënuar në Uashington ku një tren ka rënë nga mbikalimi ku po kalonte. Autoritetet thonë se janë raportuar shumë viktima dhe të lënduar.

Shërbimet emergjente janë në vendin e ngjarjes.

Sipas zyrtarëve, 70 persona ishin në tren. Treni doli nga shinat në Dupont, Pierce County. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.