Nga Arben Myrta
Pa dashur ti largohem fotografise si mjet komunikimi i parapelqyer nga une, po hedh disa rreshta ne gjuhen e shkruar per bashkemoshataret e mi, si pjese e kujtimeve te perbashketa per vitet qe shkuan.
Miqte e mi nga Durresi si Bamiri, Doranini, Zamiri, e shume te tjere, tashme te konsoliduar e shume te ndjekur nga ne kete fushe, do te ma falin kete iniciative te re timen.
Per ne durrsaket ‘treni i fundit’ ishte ai qe vinte nga Tirana, nisej vone ne darke dhe arrinte afer mesnates, dhe mbidhte te gjithe ata qe per pune, shkolla, halle apo spitale i kishte prure rruga ne Tirane. Me vjen veshtire te kujtoj arsye te tjera, por gjithsesi ajo qe i bashkonte keta bashkudhetare ishte cfilitja fizike pas te renit kryq e terthor ne kembe Tiranes gjithe diten, dhe nje pjese e tyre kishin bere edhe me vrap pjesen e fundit qe te kapnin trenin. Te mjeret ata qe nuk e arrinin trenin, duke ju kujtuar se kthimi me mjete te tjera ishte pothuaj i pamundur naten, per hotele as qe bisedohej nderkohe qe banesat e te afermeve te mundshem ne Tirane ishin te vogla edhe per vete familjaret.
Kjo shpjegonte faktin qe edhe pse te lodhur shumica jone ne trenin e nates ishin te kenaqur qe ja dolen ta kapnin trenin e fundit dhe kishin larguar pasigurine e nates ne Tirane.
Ajo qe me bente pershtypje te vecante ne kete tren, qe e kam marre shpesh, ishte fakti edhe pse te lodhur dhe shumica me trasta ne krah, keta udhetare te nates nuk uleshin te qetesoheshin ne sedilen e pare te lire, por vazhdonin te leviznin, nderkohe qe treni ecte, per te arritur ne vagonet e para te tij (kur treni kishte arritur pothuajse ne Vore). Ne ate kohe nuk e kuptoja, c’fare i shtynte te arrinin ne vagonet e para kur treni arrinte ne te njejten kohe per te gjithe….. Per te ‘nxituarit’, shumica familjare, te zbrisnin te paret nga treni dhe te arrinin edhe pak minuta perpara se te tjeret ne shtepi merrte rendesi, pas shume vonesave te akumuluara te dites.
Mu desh kohe (vite) te kuptoja qe kur gjerat vonojne, sidomos jashtë vullnetit tone, perpiqemi te bejme cmos te fitojme sadopak kohen e humbur….
Metaforen e ‘trenit te fundit’ apo te ‘vagonit te pare’ e kam/kemi ndeshur shpesh ne vite, mjafton te hedhim syte prapa ne pervojen e secilit.
Ne jemi brezi qe ndryshimet dhe liria per te levizur jasht vendit na gjeten ne moshen 30-vjecare dhe do ta quaja ‘delikate’, te afte per te pranuar sfidat e nje bote me te madhe se ajo qe na rriti por edhe te vonuar per shume arsye qe dihen e kuptohen. Kushdo qe ka emigruar, pavaresisht nga vendi ku ndodhet, rrjedha e jetes, veshtiresite apo sukseset me te cilat eshte perballur dhe ka merituar, do te me jape te drejte ta konsideroj rrugetimin qe morem si ‘trenin (e pare) por dhe fundit’ per brezin tone pasi ne qeme akoma ne kohe, pranuam ndryshimet dhe u pershtaten ‘rregullave e reja te lojes’ ne vendet ku u vendosem. Nderkohe brezi para nesh u gjet ne veshtiresi me te medha dhe shpesh nuk arriti ne objektivat e tij, vetem per faktin qe ‘treni’ erdhi shume vone per ta. Ne patem te gjithe nje fat me te mire, dhe ky per brezin tone mund te quhet pa droje ‘lucky factor’.
Idene e ‘trenit te fundit’ apo te ‘vagonit te pare’ une e kam ndeshur (menduar) shpesh edhe ne jeten personale, qofte familjare apo profesionale.
Te shkuarit ne fakultet pas gjimnazit pas 3 vitesh pritjeje (ketu te me falin ata/ato qe ju desh presin me gjate apo qe priten me kot pa rezultat dhe jo per fajin e tyre) dhe me koke te qethur duke pritur thirrjen per te shkuar ushtar, ishte me te vertete nje ‘tren i fundit’ per mua. Per fat ai ndaloi ne stacionin ku ndodhesha dhe une nuk pashe aspak destinacionin ku shkonte, por kujtoj vetem faktin qe u ngjita ne te. Gjeta bashkeudhetare me te rinj ne moshe por i dhashe ‘gajret’ vetes. E njejta gje me ndodhi me vone me specializimin jasht vendit, ku ne kursin Master gjeta bashkestudente edhe 10 vjet me te rinj, qe nuk kuptonin arsyet dhe motivimin (nxitimin) per te ecur perpara. Thjesht kjo se ata nuk e kishin perjetuar historine e ‘trenit te fundit’ dhe pritjeve te gjata, dhe nuk do ta kuptonin kurre nxitimin tim per te kapur ‘vagonet e para’ nderkohe qe ata me te drejten e moshes se re udhetonin te qete me ritmet e tyre. Here pas here kuptonin qe kishin prane nje me te ‘moshuar’ si une qe shtynte me brryla per te dale perpara….
Ata thjesht nuk mund te kerkonin te fitonin kohen qe nuk kishin humbur ne jete.
Por historia e ‘trenit te fundit’ nuk ka te sosur. Ndoshta e ka kapur me mua ose me keq, jam bere une ‘ves ves’.
Per ti rene shkurt, edhe ne te berit prind apo baba mu desh te pres gjate dhe kur mu dha rasti, jo vetem qe hypa ne ate ‘tren’ por u futa edhe nga dritarja nga frika se mos vonohem dhe me len ne stacion (te mos cuditen shumica por ne studentet durrsake e perdornim te shtunave kete metode ne kthim me tren nga Tirana).
Nuk e di nese me presin ‘trena’ te tjere ne te ardhmen, por edhe nese vijne apo jane si gjithmone te ‘fundit’ nuk do te hezitoja te ngjitesha, edhe pse ne trenat e nates udhetohet shpesh pa bilete.
I ndava me ju keto rreshta dhe reflektime personale dhe shpejt do ti kthehem fotografise si fusha ime ku shprehem me mire.