Një vajzë e mitur 12-vjeçare, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është aksidentuar nga treni sot në Bradashesh.

Ndërkohë, policia bën me dije se drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 30.03.2018 në fshatin Bradashesh treni i pasagjerëve ka përplasur shtetasen e mitur E.Z., 12 vjeçe banuese në Elbasan Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i trenit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.