27 nëntor 2015 – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në stacionin hekurudhor të Sukthit, ku treni ka aksidentuar për vdekje një grua.

Treni i linjës Durrës-Tiranë ka marrë përpara për gati 500 metra, një grua ende të paidentifikuar. Si pasojë e aksidentit fatal, ajo ka gjetur vdekjen e menjëhershme, së cilës i është këputur koka nga trupi. Burime nga policia e Shijakut bëjnë me dije se trupi i gruas është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për të bërë të mundur identifikimin.Dyshohet se viktima e këtij aksidenti të rëndë është një grua e moshuar, banore e zonës së Sukthit.

Ndërkohë, po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale.

/K.H. portali DurresLajm/