(Foto ilustruese)
Një automjet është përplasur nga treni i udhëtarëve të linjës Shkodër-Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit në Fushë Mamurras.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se nga përplasja është plagosur rëndë shoferi i makinës, por ende nuk ka një informacion zyrtar.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.





