Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 23:20 në Torino të Italisë, ku treni i linjës Torino- Ivrea është përplasur me një kamion.
Si pasojë, kanë vdekur 2 persona dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Mësohet se viktimat janë dy drejtuesit e mjeteve, mashinisti i trenit Roberto Madau, 61 vjeç dhe Aurelian Stefan, 64 vjeç, me origjinë rumune, drejtuesi i kamionit.
Mediet italiane raportojnë se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se fajin e ka pasur drejtuesi i trenit, por ende nuk është përcaktuar dinamika e plotë e ngjarjes.