SHKODER– Treni i linjës Tiranë-Shkodër është përplasur me një automjet, në afërsi të Vukatanit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme dhe burime policore bëjnë të ditur se aksidenti hekurudhor ka ardhur si pasojë e tentativës së automjetit për të kaluar mbi shinat, ndërsa treni afrohej me shpejtësi.

Burime policore bëjnë të ditur se drejtuesi i automjetit tip Volkswagen, 25 vjeçari Elvis Selimi, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.