TIRANË, 11 gusht 2013 – Një person ka mbetur i plagosur pas përplasjes që një automjet pësoi me trenin.
Ngjarja u shënua sot pasdite në rrugën “Jordan Misja” kur treni i linjës Tiranë-Durrës përplasi një automjet tip ‘Golf’.
Policia bën të ditur se makina u përplas nga treni teksa po kalonte mbi shina.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur një person që udhëtonte me automjetin tip ‘Golf’, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga policia.





