Martin Shkreli, ish-shefi ekzekutiv i farmaceutikës, i njohur për skandalin e rritjes së çmimit të një ilaçi dhe për karakterin mashtrues me firmën e tij “Pharma Bro” në rrjetet sociale, u dënua këtë të premte pas akuzave federale për mashtrim të investitorëve në krijimin e dështuar të partneriteteve me risk të madh.

Një juri e Brooklyn diskutuan për 5 ditë përpara se të shpallnin fajtor Shkrelin për 3 nga 8 akuzat me të cilat përballej. Ai është akuzuar zyrtarisht për mashtrim me letrat me vlerë, komplot për të mashtruar me letrat me vlerë, si dhe komplot për krijimin e një piramide financiare.

Prokurorët e kanë akuzuar Shkrelin se ka mashtruar vazhdimisht investitorët në lidhje me atë se çfarë po bënte me paratë e tyre. Kryesisht ai gënjente mbi përzgjedhjet e tmerrshme të aksioneve, duke u detyruar të krijonte edhe një skemë për të rikuperuar miliona humbje, siç thonë hetuesit.

Shkreli, 34 vjeç, ka thënë gënjeshtra pas gënjeshtrave, përfshi edhe pretendimin se zotëronte 40 milionë dollarë në një prej piramidave të tij në kohën kur kishte vetëm 300 dollarë në bankë, tha ndihmësprokurorja amerikane Alixandra Smith, në argumentet përmbyllëse. Seanca gjyqësore ekspozoi atë se çfarë është në të vërtetë Martin Shkreli, një mashtrues që vodhi miliona dollarë”, shtoi një tjetër prokurore, Jacquelyn Kasulis.

Por çështja ndaj tij ishte e ndërlikuar për qeverinë, sepse investitorët, disa prej të cilëve financierë të pasur nga Teksasi, dëshmuan në gjyq duke pranuar se skema e Shkrelit në disa raste u kishte sjellë vërtet përfitime, duke ua dyfishuar apo trefishuar paratë atyre, në momentin që kompania e tij u hodh në bursë.