Puna e trajnerit Paulo Fonseca nuk është më në rrezik të menjëhershëm pas fitores mbresëlënëse 2-1 ndaj Interit në San Siro të dielën mbrëma.
Portali “Football Italia”, radhit tri arsye pse bordi i Milanit ka vendosur të besojë te taktikani portugez.
Fonseca ka marrë shumë lëvdata nga mediat italiane për skemën e tij taktike dhe përzgjedhjen e lojtarëve për derbin kundër zikaltrve.
Ai zgjodhi modulin 4-4-2, me Alvaro Morata dhe Tammy Abraham që nisën në krye të sulmit, të mbështetur në krah nga Rafael Leao dhe Christian Pulisic, me Youssouf Fofana dhe Tammy Abraham në mesfushë.
Ndryshimi në formë erdhi si befasi në formacion, dhe sigurisht që i dha Interit dhe SImone Inzaghit disa probleme në fushë. Fonseca është vlerësuar për guximin e tij në kryerjen e këtij rreshtimi.
Një arsye tjetër pse ka besim të ri te trajneri kuqezi është bashkimi dhe shpirti i ekipit që lojtarët treguan kur dolën në fushën e San Siros.
Kishte fraktura në dhomën e zhveshjes vetëm pak javë më parë, me yjet si Rafael Leao dhe Theo Hernandez të vënë në qendër të vëmendjes për veprimet e tyre pas barazimit 2-2 kundër Lazios para pushimit të fundit ndërkombëtar.
Këto çështje tani duket se janë vënë në shtrat dhe duket një mjedis shumë më i qetë brenda kampit të kuqezinjve.
Së treti, Milani ka besim se Fonseca dhe lojtarët e tij do të marrin pikët maksimal në tre ndeshjet e tyre të ardhshme në Serie A.
Në vijim janë ndeshjet kundër Leçes, Fiorentinës dhe Udineses. Pas një fitoreje inkurajuese ndaj Interit, nuk ka kuptim të ndërpritet rrjedha duke shkarkuar trajnerin, edhe nëse rezultatet e tij kanë qenë të pafavorshme deri të dielën në mbrëmje.