Ju bezdisin në plazh flokët e lëshuara dhe që ju bëjnë të djersisni aq shumë? Nuk keni pse të torturoheni, kur ato mund t’i rregulloni në disa mënyra shumë praktike.
Ekspertët japin disa ide mbi modelet praktike dhe të thjeshta për t’u bërë në plazh, bishti, gërsheti dhe flokët të hedhur pas. “Janë praktikë, dhe përshtaten me të gjitha stilet”, thonë ata.
Bisht
Ndryshe nga kohët e hershme ku modeli i kapjes bisht të flokëve ishte disi “shtëpiak”, këtë stinë bishti i flokut po jeton një moment të artë pasi ka qënë në pasarela në tapetin e kuq për raste të mëdha.
Gërsheti
Gërshetat na pëlqejnë shumë. Ekspertët thonë se favori i tyre është se të japin kënaqësi, ndërsa vështirësia është se nuk mund të bëhen të gjitha vetë.
Me xhel
Komode, praktike dhe e shpejtë: kjo zgjedhje është padyshim më e shpejtë dhe më e përshtatshme, pasi në momentin që i çon të gjithë flokët mbrapsht je e lirë t’i kapësh flokët si të duash. Mos nënvlerësoni faktin që është perfekt si për flokun e gjatë, qoftë dhe për atë të shkurtër apo me balluke të krehur si në stilet e viteve ’50.





