Temperaturat kanë qenë të larta edhe në Tokio. Japonezët, të cilët njihen për origjinalitetin e tyre, kanë gjetur disa mënyra të ndryshme si të përballen me vapën.

Banorët e Tokios përdorin freskuese portative, çadra dhe akullore për t’u freskuar. Të njëjtat mënyra po përdorin tashmë edhe turistët që shkojnë.

“Po përdor freskuesen dhe po pi lëngje për t’u ruajtur kundër të nxehtit”, tha një turiste.

Japonia është përfshirë nga një valë i të nxehtit dhe temperaturat kanë shkuar deri në 35 gradë Celsius në shumë zona.