Deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Ligjeve dhe të Sigurisë propozuan disa ndryshime që, sipas bindjes së tyre, e bëjnë realisht të zbatueshëm ligjin e Vettingut në polici.

Partia Demokratike propozoi 3 ndryshime thelbësore:

·       Ministri i Brendshëm, shefi i tij i kabinetit dhe zëvendësministrat të jenë subjekt i Vettingut sipas të njëjtave kritere për trupën e policisë.

·       Organet e vettingut të jenë jopolitike dhe jo nën varësinë e Ministrisë së Brendshme apo qeverisë, siç parashikohet në draft.

·       Shtrirja nga 5-10 vjet e Vettingut për ndalimin e përfshirjes së policëve në aktivitete politike. Në draftin aktual është vetëm 3 vjet.

Propozimet kryesore të Partisë Demokratike nuk janë pranuar nga maxhoranca, duke rrëzuar kështu sipas opozitë, edhe alibinë e ngritur një ditë më parë nga ministri i Brendshëm se ishte i gatshëm që Vetting të niste prej tij.