Tre shqiptarë, trafikantë droge janë vënë në pranga nga policët britanikë të cilët zbuluan një fabrikë ku kultivohej kanabis. Për t’i shpëtuar policisë Gerald Dosku 26 vjeç, Keli Biçaku 35 vjeç dhe Bledar Bardhi 32 vjeç u ngjitën në majë të çatisë.

Por, këto momente nuk zgjatën shumë pasi ndërtesa shpejt u rrethua nga policët britanikë.

Keli Biçaku, Bledar Bardhi dhe Gerald Dosku

Tre shqiptarët dolën para gjykatës me akuzën e prodhimit të kanabisit, për të cilën u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 1 vit e gjysmë secili.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, policia reagoi pas një telefonate të marrë nga qytetarët dhe më pas në zonën ku u bë denoncimi u ngrit një dron. Nga hetimet e kryera u zbulua fabrika ku kultivohej lënda narkotike vlera e së cilës arrin në 200,000 paund.