Gjatë natës që lamë pas dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, tri goditje të tjera tërmeti janë shënuar në vend.

IGJEUM ka regjistruar lëkundje në Peqin, Gjirokastër dhe Vorë, ndërkohë që një ditë më parë epiqendra ishte sërish te Gjiri i Lalzit.

Tërmetet nuk kanë qenë të forta, teksa ai në Peqin ishte me magnitudë 2.4 ballë, ai në Gjirokastër me magnitudë 2.2, ndërsa ai në Vorë, Budull, me magnitudë 2 ballë.