Një seancë tepër e tensionuar është zhvilluar sot në Kuvend. Situata ka qenë tepër kaotike, e shoqëruar me përplasje të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës.

Deputeti socialist, Erjon Braçe, ka dalë nga salla shumë i tensionuar, duke thënë se nuk do t'i tolerojë më fyerjet e opozitës.

"Nuk i toleroj asnjë sekondë më. Kjo është opozita e dekriminalizimit. Fyerjet e Ristanit dhe Berishës nuk i duroj më. Kam duruar shumë sharje në Kuvend. Do iu përgjigjem këtyre që fyejnë. Paloka erdhi për të më larguar nga foltorja. Nuk kam frikë nga kjo bandë", ka thënë Braçe. 

Me pas kuvendi ka ndërprerë punimet e tij, pas tensioneve në sallë mes deputetëve. Pas përplasjes me Palokën, deputeti i PS-së, Erion Braçe është përplasur edhe me deputetin tjetër demokrat Roland Keta.

Ngjarja me deputetin Keta ka ndodhur pasi Meta ndërpreu seancën dhe mediat ishin nxjerrë jashtë.