Një 41-vjeçar nga Xhafzotaj është konfliktuar me një efektiv të rendit, në vendin e njohur me emrin “4 rrugët”, në Shijak.
Burime policore bëjnë të ditur se shtetasi A.H., 41 vjeç, banues në Xhafzotaj ka kundërshtuar, fyer dhe nuk i është bindur punonjësit të policisë së rendit, ndërsa ky i fundit ishte në krye të detyrës.
Për këtë arsye, ndaj shtetasit në fjalë ka nisur procedimi penal, pasi akuzohet për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit” dhe “Fyerja”.





