13gusht 2015 – Quhet Niko Trimi, por nuk ka lidhje me mbiemrin historia e tij. Babai i tre fëmijëve ka dalë sot në media, duke treguar se ishte dhunuar, tradhtuar e më pas braktisur nga e shoqja. Duke folur në News 24 ai tregon se sot ka mbetur i vetëm, bashkë me tre vajzat e mitura, 7, 5 dhe 3 vjeçe.

“E kam kapur me telefonata, Facebook dhe lidhje jashtëmartesore, më tradhtonte vazhdimisht, vidhte gjëra shtëpiake e shumë gjëra të tjera. E ka bërë 3 herë të tjera këtë gjë, ka ikur në Korçë e ka kapur policia e Korçës. Herën tjetër e kam kapur vetë tek autobusët duke ikur për në Greqi. E kam falur se s’kisha çfarë të bëja. Vjehrri me vjehrrën më kanë thënë që ta fal se nuk do bëjë më. Edhe vetë e më qe ulur duke thënë nuk ta bëj më. Fëmijët nuk i donte, i rrihte e i torturonte. Ka ikur në mëngjes herët, kemi qenë në gjumë”, tregon ai.

Trimi i bën thirrje policisë që të gjejë të shoqen dhe ta kthejë në shtëpi se do të falë për hir të fëmijëve. “Vajzat janë të vogla duan të hanë të lahen, janë të vogla. Duan shërbimin nga nëna. Ajo ka bërë një krim në radhë të parë vetë ndaj fëmijëve…S’ka kush të mi mbajë, nëna më ka vdekur. Për hir të këtyre fëmijëve të vegjël që ka lënë do pranoja”.