Të gjithë e mbani mend aktorin e vogël më të mirë  të filmave shqiptarë, Gjinon e "Përrallë nga e kaluara". Aktori Admir Sorra, humbi nënën e tij të rolit, Tanën e paharrueshme, të madhen Hajrie Rondo. Admiri shpreh dhimbje e trishtim për mënyrën se si e braktisën Hajrie Rondon kur lutej për ndihmë e mbështetje ndërsa zbulon çfarë e pengoi të shkonte t’i jepte lamtumirën për në banesën e fundit.

“Padyshim që ndjej keqardhje të thellë për mënyrën si u nda nga jeta dhe për mundimin që kaloi gjatë semundjes se saj. Trishtim për mënyren si e braktisën edhe kur lutej për ndihmë e mbështetje”, thotë Gjinoja për newsbomb.al ndërsa zbulon detaje të forta nga koha kur ishte pjesë e xhirimeve të filmit.

“Dikur, kur isha pjesë e xhirimeve, ishte takuar me nënën time biologjike dhe e pat mbushur me reklamë e fjalë të mira për mua. Kur ime më nderroi jete m’u therr zemra sepse isha akoma fëmijë. Por të siguroj që shumë dhimbje e trishtim kam ndier edhe për largimin e nënës time të rolit”.

Gjinoja rrëfen për newsbomb.al edhe arsyen se pse nuk mundi të shkojë në ceremoninë mortore të nënës së tij të rolit.

“Ngushëllimet i dërgova familjes por s’di pse boshllëku më ndaloi këmbët të shkoja në përcjelljen e saj. Përseris që më vjen kaq keq, sepse ju dha njerëzve më të miren e shpirtit të saj për t’i kënaqur nëpërmjet artit dhe u ndie e vetme kur pati nevoje për ta”.