Ecuria e jashtëzakonshme e pathyershmërisë e Bayer Leverkusen këtë sezon përfundoi në finalen të Europa League.

Atalanta e Berat Gjimshitit e dominoi në çdo aspekt duke fituar 3-0 dhe ngriti në qiellin e Dublinit trofeun e dytë më të rëndësishëm në Europë.

Zhgënjimi ishte prezent tek mesfushori shqiptar Granit Xhaka, i cili komplimentoi Atalantën për performancën.

“Humbëm një finale të rëndësishme që donim shumë ta fitonim, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Është mëkat i madh që gjërat nuk funksionuan te ne pikërisht në këtë finale. Deri në këtë ndeshje kishim bërë paraqitje shumë të mira. Fakti që nuk ishim në gjendje të bënim atë që zakonisht bëjmë aq mirë është pjesë e lojës së futbollit, duhet ta pranojmë realitetin. Atalanta e meritoi trofeun, sepse luajti shumë mirë. Duhet të shohim përpara, sepse kemi një tjetër finale për ta luajtur, Kupën e Gjermanisë. Asgjë nuk funksionoi për ne këtë mbrëmje. Është mëkat që na ndodhi pikërisht në finale të Europa League, por tani duhet ta hedhim pas krahve këtë zhgënjim”, tha Granit Xhaka, i cili humbet finalen e dytë në këtë kompeticion pas asaj të 2019, përballë Chelsea-t, kur ishte pjesë e Arsenalit.

Ecuria pa humbje e Bayer Leverkusen, u ndal në 51 ndeshje.