Tiranë, 22 mars 2014 – Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur në banesën e një biznesmeni në kompleksin ‘Dinamo’ tek ‘Komuna e Parisit’.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, ndërsa nga të dhënat e para të policisë mësohet se lenda shpërthyese ishte vendosur pranë derës së hyrjes, në katin e katër të një pallati që i përket një biznesmeni, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.

Si pasojë e shpërthimit nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje. Forcat e policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/