Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 00:45 pranë banesës së një biznesmeni në lagjen nr.1 të qytetitt të Pogradecit.
Sipas informacioneve paraprake, në lulishten e banesës së 60-vjeçarit Bajram Fejzollari shpërtheu një sasi eksplozivi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.
Grupi hetimor i policisë së Pogradecit ka nisur hetimet për të identifikuar autorin/ët e vendosjes së tritolit. Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta.





