Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Shijak, ku u vendos lëndë plasëse në portën e banesës së drejtuesit demokrat, Ilgner Vora.
Teksa ka dënuar ngjarjen e rëndë, PD-ja e ka cilësuar këtë ngjarje një akt kriminal dhe kërkon vënien menjëherë përpara përgjegjësisë autorët.
Deklarata e plotë e PD:
Partia Demokratike ka ndjekur me shqetësim informacionin për sulmin me lëndë plasëse në banesën e drejtuesit të Partisë Demokratike në qytetin e Shijakut.
Duke i shprehur të gjithë solidaritetin familjes Vora, ne e konsiderojm këtë akt kriminal të papranueshëm, të rëndë dhe kërkojmë zbardhjen pa vonesa të kësaj ngjarje dhe vënien menjëherë përpara përgjegjësisë të autorëve.
Ngjarje të rënda si kjo dhe aktet kriminale të kohëve të fundit, janë thirrje ulëritëse për organet ligjzbatuese për të vepruar me shpejtësi, profesionalizën dhe paanësi për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe jetës e pronës së qytetarëve.





