7 shtator 2015 – Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në komunën Gruemirë të Shkodrës.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse, rreth 150 gramë tritol, është vendosur te disa magazina në pronësi të ish-kreut të kësaj komune, Asim Burgaj. Nga shpërthimi nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar dhe vetë Burgaj, i cili ka akuzuar deputetin socialist Paulin Sterkaj, që fshihet prapa këtij shpërthimi. Sipas tij, ky është një presion që po i bëhet Partisë Demokratike.
“Pas kësaj ngjarje fshihet Sterkaj dhe klani i tij. Ky është një presion politik. Kam bërë fushatë kundër kandidatit të majtë”, tha Burgaj.
/portali DurresLajm/