Një shpërthim shumë i fortë eksplozivi ka ndodhur s në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në orën 05:54 në bulevardin e qytetit.

Eksplozivi ka shkatërruar një hotel dhe po ashtu ka shkaktuar dëme shumë të mëdha edhe në shumë biznese e banesa përreth.

Lënda eksplozive mendohet të ketë qenë disa kilogramë. Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit.

Policia dhe disa banorë ndodhen në vendin e ngjarjes.